Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veska Çerneva dhe flokët e saj prej letre

10
Foto: Arkiv personal

Me të rënë bora e parë, Veska Çerneva fillon të krijojë përrallën e saj të bardhë. Duke përdorur gërshërët dhe letrën më të thjeshtë, ajo ka krijuar mbi 5300 flokë të shkëlqyer dëbore - një arritje e pakrahasueshme kudo në botë. Në fakt, jeta e saj ka qenë gjithmonë rreth borës.

"Ekziston besimi se çdo gjë në jetën e njeriut vjen në momentin e duhur - thotë Veska Çerneva për Radio Bullgarinë. - Kur linda, isha një foshnjë shumë e zhurmshme. Dhe një natë babai nuk mund të flinte, më mori nga djepi si një tufë dhe më lëshoi ​​në dëborë. Çfarë më pëshpëritën flokët e borës, nuk e di, por që nga ajo ditë pushova së qari”.

Pikërisht 10 vjet më vonë, vogëlushja bie në një grumbull të thellë dëbore dhe bie në koma pesëmujore. Ajo që i thanë asaj fjollat ​​e borës, ajo e kuptoi shumë vite më vonë:

“Në vitet 80-të në prag të një Viti të Ri, jetuam në mjerim dhe tre fëmijët e mi prisnin festën. Atëherë fillova të pres nga letra fjolla të borës dhe t'i ngjit në mobilja, në dritare. Dhe kur u kthyen nga shkolla, fëmijët u entuziazmuan: "Nënë, po hyjmë në një përrallë dëbore! Askush nuk do të ketë një festë kaq të bukur!".”

Që atëherë, çdo dimër në dëborën e parë, Veska Çerneva e bën dekorimin e saj të jashtëzakonshëm, duke arritur pothuajse të pamundurën: si te fjollat e vërteta të dëborës, midis kësaj shumëllojshmërie të madhe nuk ka asnjë që të përsëritet në formë dhe elementë.

Me kalimin e viteve, flokët e borës u bënë aq të shumta sa Veska Çerneva vendosi të aplikojë për rekordin Guinness për numrin më të madh të fjollave të borës. Megjithatë, rezultoi se nuk ka një kategori të tillë dhe ata i ofruan asaj të krijojë flokë dëbore letre më të madhe në botë.

“Për të bërë një fjollë dëbore të tillë, duhet të paguaj qiranë e një salloni, letre etj. - sqaron Veska Çerneva. - Në një aktivitet bamirësie ku mora pjesë me flokët e mia bore, mora një ofertë për sponsorizim, por personi ishte nga Sofja, kurse unë jam nga qyteti Ruse dhe dua që bora e madhe të dalë nga Ruse. Unë nuk heq dorë për të aplikuar për Guinness, sepse sapo flokët e borës fillojnë të bien, ato më frymëzojnë të filloj përsëri të pres. Gjithmonë mund të provoj përsëri, thjesht po pres momentin tim të duhur.”

Llogaritare për nga profesioni, por me zemër krijuese, pensionistja aktive nuk ndalet kurrë së krijuari dhe së shfaqur bukurinë që doli nga duart. Në vitin 2005, ajo organizoi ekspozitën e saj të parë "Përralla e borës" në Ruse. Pesë vjet më vonë, veprat e saj të pabesueshme u ekspozuan në Sofje dhe Sliven, dhe këtë vit të gjithë i shijojnë ato në Veliko Tërnovo.

Unë besoj në mrekulli dhe uroj që Bullgaria të bëhet një vend i mrekullueshëm, që fëmijët dhe nipërit tanë të mos ikin jashtë vendit, por të qëndrojnë dhe të punojnë këtu në Bullgari – bën urimet e saj Veska Çerneva për festat e ndritshme të fundvitit. - Çdo bullgar t'i ndodhë një mrekulli e Krishtlindjeve, që të besojë se parajsa në tokë është këtu, në Bullgari. Gëzuar festat!"


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal i Veska Çerneva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD