Interesant dhe plot sfida të ndryshme është viti 2023 që po shkon për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit përmes syve të drejtoreshës ekzekutive Rajna Manxhukova. Sipas saj, Agjencia ka kapërcyer akoma një pengesë tjetër për praninë e saj më aktive në mesin e bullgarëve në mbarë botën:
“Arritëm të rivendosim një pjesë të madhe të kontakteve me komunitetet bullgare jashtë vendit, të cilat ishin lënë pas dore"- tha ajo para mikrofonit të Radio Bullgarisë.
Ndër vizitat jashtë vendit që lanë një gjurmë në zemrën e zonjës Manxhukova gjatë këtij viti ishte ajo në Shqipëri, ku ajo ishte për herë të parë.
"Komunitetet bullgare në këtë vend ndodhen në zona shumë të vështira për t'u arritur, nga pikëpamja e infrastrukturës. Ka shkolla që janë në majat e maleve dhe fëmijët i arrijnë ato me këmbë. Lidhja e internetit është gjithashtu e dobët - të gjitha këto gjëra mund të duken si shqetësime të vogla, por do t’i ndjesh në mënyrë reale vetëm nëse shkon atje. Në përgjithësi, për t'i kuptuar dhe ndihmuar ata, duhet të dimë në detaje se çfarë po ndodh në komunitetet tona jashtë vendit."
Për herë të parë, një përfaqësues i Agjencisë vizitoi Argjentinën e largët. Manxhukova foli në detaje për përvojat e saj atje në programin tonë "Bullgaria Sot" nga 20 korriku i këtij viti.
Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit zhvilloi takime me bullgarë në qytete të ndryshme evropiane, të cilët po shtrojnë gjithnjë e më shumë pyetjen “Si të jemi të dobishëm për Agjencinë?”
“Së fundmi jam kthyer nga Munihu, ku bashkatdhetarët tanë janë kryesisht nga emigracioni i ri. Ata punojnë atje, por kanë nevojë për Bullgarinë" - thotë zonja Manxhukova dhe shton se përveç besimit, kjo do të thotë se bullgarët kanë filluar të pranojnë sërish strukturën e udhëhequr prej saj si hallkën lidhëse mes tyre dhe institucioneve bullgare.
Konkursi letrar "Stefan Geçev", konkursi për vizatim "Bullgaria në ëndrrat e mia" dhe konkursi i këndimit "Ljubka Rondova" janë ngjarje tradicionale të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, në të cilat me kënaqësi marrin pjesë fëmijët, disa prej të cilëve kanë lindur jashtë vendit.
“Sivjet i ftuam këta fëmijë, me bashkëpunimin e qendrës “Pasqyra Shpirtërore”, Ata u njohën me njëri-tjetrin dhe brenda 10 ditësh patën aktivitete të ndryshme – sport, muzikë, teatër. Këtë vit do t'i shpallim më herët konkurset dhe fituesit e tyre."
Pandemia ndërpreu dhënien e çmimit – “Bullgarja e Vitit”, por ceremonia e dorëzimit të çmimit u rivendos në vitin 2023. Fituesja e tij këtë vit është Zhana Suslina – drejtoreshë shumëvjeçare e gjimnazit “Georgi Rakovski” të Bollgradit, krijuese e Qendrës së Bullgarëve të Besarabisë në Bullgari.
“Më 20 janar fillon fushata për nominime, kështu që bashkatdhetarët tanë në mbarë botën tasmë mund të mendojnë dhe të përgatisin kandidaturat e tyre për "Bullgarja e Vitit" - kujtoi drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Ndër theksat e vitit plot ngjarje të Agjencisë ishte Festivali i Bullgarëve të Besarabisë, i cili është kthyer në traditë. Këtë vit, për shkak të zgjedhjeve lokale, ai u zhvillua një javë më herët se data e zakonshme - 29 tetori.
Në vitin 2023, Agjencia mori pjesë edhe në nismën "Vera argëtuese" të Bashkisë së Topollovgradit dhe të vatrës kulturore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi 1894". Ajo u është drejtuar fëmijëve që vizitojnë gjyshërit e tyre gjatë verës. Rajna Manxhukova sugjeron që në ngjarje të përfshihen edhe fëmijët nga komunitetet tona historike jashtë vendit.
“Tashmë është vendosur që vitin e ardhshëm Topollovgradi të mirëpresë fëmijë nga Serbia, Alfatari - nga Moldavia, ndërsa fëmijët nga Shqipëria do të vizitojnë banjat minerale Haskovski.”
Gjatë vitit, Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit realizoi një sërë aktivitetesh kushtuar 120 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara. I pari prej tyre ishte prezantimi në Sofje i filmit "Kavall Park" të regjisorit nga Seattle Bogdan Darev.
“Dua të shpreh edhe kënaqësinë time për punën tonë të përbashkët me Ministrinë e Jashtme dhe në veçanti me përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. U kam shkruar një sërë letrash diplomatëve tanë dhe kam marrë përgjigje nga shumë prej tyre, ku shprehet kënaqësia e tyre për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm të ngushtë.”
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, Facebook / Rajna Manxhukova, sakarnews.info, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..