Gjatë natës vranësirat do të jenë të shpërndara kryesisht mesatare dhe të larta. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore erë mesatare nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.
Të shtunën do të ketë vranësira të shpërndara, të cilat deri në mbrëmje do të shtohen nga jugu. Në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës duke u gdhirë e diela do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme jugore, kryesisht në rajonin e malit Rodopa. Do të fryjë erë mesatare, në pjesën lindore të Rrafshinës së Danubit, erë e përkohshme e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 10° dhe 15°, në Sofje rreth 13°.
Mbi malet vranësira do të jetë e thyer por nga jugu do të shtohet. Në mbrëmje vende-vende në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet do të fillojë të bjerë shi, mbi 1800 m reshjet do të jenë prej bore. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi vranësirat do të jenë të shpërndara, të larta dhe mesatare, por nga mbrëmja do të trashen. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 18 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9°-10°.
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..