Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe.
Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës, prej nga nisin shtigje të shumta nëpër mal.
Një rrugë e lehtë dhe e këndshme kalon nëpër shtëpinë malore "Kompozitorët" (e njohur edhe si shtëpia malore "Kësulëkuqja"), që gjendet në një lartësi prej 1446 m.
Nga atje, një shteg i gjerë të çon përmes pyllit në një kryqëzim që bashkohet me një shteg tjetër që të çon lart në mal.
Ai kalon pranë pistës së vogël të skive të zonës “Ofeliite”, e preferuar e shumë fëmijëve gjatë fundjavës.
Pas rreth 30-40 minutash ecje përpjetë nëpër livadhet malore, duke kaluar një rrugë të asfaltuar dhe një pyll të bukur, arrini në një tjetër shtëpi malore të Vitoshës, e preferuar nga turistët - "Edellvajs" (Ylli i Alpeve), që ndodhet në një lartësi prej 1771 m.
Rruga është ideale për një shëtitje njëditore në mal, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Përpiloi: Rosica Petkova
Foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Java e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë..
Shkëmbinjtë pranë qytetit Bellogradçik janë ndër fenomenet natyrore më të pazakonta dhe më të bukura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Ata gëzojnë turistë të shumtë, sidomos në stinën e verës, kur aty mbahet edhe një..
Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..