Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe.
Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës, prej nga nisin shtigje të shumta nëpër mal.
Një rrugë e lehtë dhe e këndshme kalon nëpër shtëpinë malore "Kompozitorët" (e njohur edhe si shtëpia malore "Kësulëkuqja"), që gjendet në një lartësi prej 1446 m.
Nga atje, një shteg i gjerë të çon përmes pyllit në një kryqëzim që bashkohet me një shteg tjetër që të çon lart në mal.
Ai kalon pranë pistës së vogël të skive të zonës “Ofeliite”, e preferuar e shumë fëmijëve gjatë fundjavës.
Pas rreth 30-40 minutash ecje përpjetë nëpër livadhet malore, duke kaluar një rrugë të asfaltuar dhe një pyll të bukur, arrini në një tjetër shtëpi malore të Vitoshës, e preferuar nga turistët - "Edellvajs" (Ylli i Alpeve), që ndodhet në një lartësi prej 1771 m.
Rruga është ideale për një shëtitje njëditore në mal, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Përpiloi: Rosica Petkova
Foto: Rosica Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov
Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për..