Bashkia e Momçillgradit publikoi pamje unike që shkaktuan interes të madh në rrjetet sociale. Videoja e xhiruar nga një dron paraqet një pamje nga lart e kështjellës misterioze mesjetare të Asara, që ndodhet në zonën e fshatit Ralica në malin е Rodopeve.
Mbetjet e kalasë datojnë nga shekulli XI-XII. Ata ngrihen mbi një vend të shenjtë shkëmbor parahistorik me një varr. Një altar trapezoid është gdhendur në territorin e kalasë. Ende mund të shihen rrënojat e dy kullave të mëdha, të cilat dikur janë lidhur njëra tjetrën me një kalim të prerë në shkëmbinj. Në njërën kullë ka gjurmë të dhomave të banimit dhe të një kishe. Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu medaljone prej kockash, të cilat kanë qenë elemente të një ikone të zbukuruar me ar.
Shihni videon:
Nga maja, ku janë shpërndarë mbetjet e kështjellës së dikurshme, zbulohet një pamje e mrekullueshme e Rodopeve Lindore dhe majës së tyre më të lartë "Kodra e Pjerrët" me një lartësi prej 960 m.
Ujëvara Bojallëk ndodhet pranë kalasë Asara. Lartësia e saj është rreth 25 metra. Në kanionin që formohet pas ujëvarës vërehen shkëmbinj jashtëzakonisht interesantë.
Kalaja Asar në komunën e Momçillgradit nuk është e vetmja kala në Bullgari që e mban këtë emër. Fjala "asar" vjen nga emri arabo-turk "hisar", "hisarllëk", ose në përkthim - fortesë, fortifikim, grumbull guri. Prandaj në trojet tona ka shumë kala me këto emra.
Lexoni më shumë:
Autori i videos: Tencho Petkov Photography
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...