Canko Cankov, i cili mori pjesë në maratonat më të vështira të notit në botë Oceans Seven, është nominuar në kategorinë "Burri i Vitit" në renditjen e Shoqatës Botërore të Notit në Ujë të Hapur - WOWSA. Nominimi vjen pasi Canko notoi Ngushticën e Katalinës në SHBA në gusht 2023, raportoi BGNES.
Cankov është bullgari i parë që përfundoi me sukses dy maratonë noti në botë, një nga më të vështirat në planet - Ngushticën e Gjibraltarit nga Evropa deri në Afrikë dhe Katalina në Oqeanin Paqësor. Këtë vit në prill notari do të nisë maratonën 27 km nga Oceans Seven në Ngushticën Cook në Zelandën e Re. Në tetor ai do të marrë pjesë në maratonën më të gjatë të notit në botë me një gjatësi prej 47 km në vijë të drejtë, midis ishujve Molokai dhe Oahu (pjesë e arkipelagut Havai).Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..