Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev" në qytetin Plovdiv.
Aktiviteti mblodhi së bashku njohës të folklorit vendas nga afër dhe nga larg. Bullgarë, amerikanë, japonezë, disa prej tyre kaluan qindra kilometra për të takuar profesor Andonovin dhe për të marrë pjesë në klasën e tij”, shkruan në Facebook organizaorët e veprimtarisë nga
Shkolla Bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork. Sipas një tradite të vjetër bullgare, Prof. Andonov u prit me një bukë rituale dhe një përshëndetje të veçantë nga nxënësit e grupit të vallëzimit pranë shkollës. Së bashku me Prof. Andonov, pjesëmarrësit në seminar mësuan 8 valle bullgare me vështirësi të ndryshme nga disa rajone folklorike të Bullgarisë.
“Buzëqeshjet në fytyrat e pjesëmarrësve na mjaftuan për të kuptuar se magjia e kërcimit kënaq, emocionon, bashkon dhe mbi të gjitha na kujton se Bullgaria jeton në zemrat tona!” - vërejnë organizatorët.
Foto: Shkolla Bullgare "Hristo Botev" - Nju JorkRodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..
Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..