Unioni i Artistëve Bullgarë feston 100 vjetorin e lindjes së një prej ilustruesve më të njohur dhe më të dashur bullgar - artistit Ljuben Zidarov (23.12.1923 - 3.01.2023). Me këtë rast u organizua një ekspozitë me piktura në pronësi të 20 galerive të artit në vend, koleksioneve private dhe familjes Zidarov. Krahas ekspozitës në galerinë në rrugën Shipka 6, çdo ditë ka edhe shfaqje të filmit "Pasqyra magjike e Ljuben Zidarov-it" me regji të Marija Nikollovës.
Duke i kushtuar më shumë se shtatë dekada artit të librit, Ljuben Zidarov është ndër krijuesit e prirjes moderne në ilustrimin bullgar të viteve 60-të dhe është gjithashtu ndër themeluesit e librit komik të vizatuar në Bullgari dhe i revistës së parë bullgare me ilustrime për fëmijë „Sllavejçe“ (1957). Biografia e tij e pasur krijuese si ilustrues përfshin qindra vepra klasike, duke përfshirë "Përrallat e Andersenit", "Përrallat e Shekerezadës", "Ishulli i thesarit", "Konti i Monte Kristos", "Princi dhe i varfëri", "Kolibja e xhaxhi Tomit" dhe shumë të tjera. Si një artist me një shkrim satiriko-poetik karakteristik, të paimitueshëm, Ljuben Zidarov ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e pikturës së kavaletit, akuarelit dhe tekstileve artistike. Ekspozita është e hapur deri më 23 mars 2024.
Foto: sbh.bgPërpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..
Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..