Më 10 shkurt nderojmë Shën Harallmbin e Magnezisë, martir i besimit. Sipas traditës bullgare, kjo është një nga festat e fundit dimërore. Që nga ajo ditë, njerëzit fillonin të punonin tokën pasi dimri kishte ikur.
Martiri i shenjtë Harallambi jetoi në shekullin II në Magnezi të Azisë së Vogël, në një epokë persekutimesh të tmerrshme kundër të krishterëve. Ai ishte shumë i drejtë dhe madje gjatë jetës së tij ai e tregoi shenjtërinë e tij duke përhapur fjalën e Zotit. Ai ishte mbi 100 vjeç kur perandori mizor romak Septimius Severus e nënshtroi atë në tortura për të hequr dorë nga Krishti dhe e torturoi për gati 13 vjet. Harallambi ishte i fortë dhe i palëkundur dhe besimi i tij ia shëronte të gjitha plagët dhe çdo mëngjes ai gdhihej i padëmtuar.
Ndoshta për shkak të shërimit të tij të mrekullueshëm, njerëzit nderojnë Shën Harallambi, duke i dhënë atij rolin e shëruesit dhe kujdestarit të shëndetit. Në traditën popullore Shën Harallambi ruan nga murtaja, prandaj ai shpesh përshkruhet duke e mbajtur të mbyllur atë në një kavanoz. Për shkak të kësaj fuqie, shenjtori konsiderohet shenjt mbrojtës i mjaltit dhe bletarëve, të cilët festojnë festën e tyre profesionale më 10 shkurt.
Foto: ArkivaPërpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..
Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull..
Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA...