Skiatori Albert Popov është sportisti numër 1 i Sofjes për vitin 2023. Në një ceremoni në Muzeun e Sportit të Stadiumit “Vasill Levski”, ai u nderua për podiumin e tij të parë të Kupës Botërore të Skive Alpine në Palisejdes Taho. Atëherë ai zuri vendin e tretë në sllallom dhe u ngjit në pozitën e 15-të në renditjen përfundimtare të kësaj disipline gjatë sezonit. Popov falënderoi për njohjen dhe u bëri thirrje të rinjve të merren me sport.
Vendin e dytë e zuri Joana Ilieva - fituese e medaljes së bronzit në skermë në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano dhe kampione e Evropës deri në 23 vjeç nga Budapesti.
Vendin e tretë e zuri shahistja Antoineta Stefanova, kapitene e ekipit bullgar të shahut, i cili fitoi titullin ekipor evropian për femra në Budva (Mali i Zi).
Pas tyre, i katërti, erdhi sportistja e gjimnastikës ritmike Borjana Kalein, e cila fitoi dy medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për femra në Valencia dhe fitoi një kuotë olimpike për Paris 2024.
Skiatori Albert Popov dhe shahistja Bellosllava Krësteva u zgjodhën fytyra të Sofjes – “Kryeqytet Botëror i Sportit” për vitin 2024.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..