Skiatori Albert Popov është sportisti numër 1 i Sofjes për vitin 2023. Në një ceremoni në Muzeun e Sportit të Stadiumit “Vasill Levski”, ai u nderua për podiumin e tij të parë të Kupës Botërore të Skive Alpine në Palisejdes Taho. Atëherë ai zuri vendin e tretë në sllallom dhe u ngjit në pozitën e 15-të në renditjen përfundimtare të kësaj disipline gjatë sezonit. Popov falënderoi për njohjen dhe u bëri thirrje të rinjve të merren me sport.
Vendin e dytë e zuri Joana Ilieva - fituese e medaljes së bronzit në skermë në Kampionatin Botëror të Skermës në Milano dhe kampione e Evropës deri në 23 vjeç nga Budapesti.
Vendin e tretë e zuri shahistja Antoineta Stefanova, kapitene e ekipit bullgar të shahut, i cili fitoi titullin ekipor evropian për femra në Budva (Mali i Zi).
Pas tyre, i katërti, erdhi sportistja e gjimnastikës ritmike Borjana Kalein, e cila fitoi dy medalje argjendi në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për femra në Valencia dhe fitoi një kuotë olimpike për Paris 2024.
Skiatori Albert Popov dhe shahistja Bellosllava Krësteva u zgjodhën fytyra të Sofjes – “Kryeqytet Botëror i Sportit” për vitin 2024.
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..