Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e trishtimit”.
“Fizika e trishtimit” u botua për herë të parë në ishull së bashku me kujtimet e tij prej 80 faqesh. Lidhur me këtë, shkrimtari i tha “The Guardian” se një roman nuk duhet të jetë një tren që lëviz nga pika A deri në pikën B dhe mund të devijojë si mendimi ynë. I pyetur se si është Bullgaria si një vend për të shkruar, Gospodinov thotë se për të është një vend i gjallë me shumë histori të patreguara për shkak të kulturës së heshtjes që erdhi nga epoka komuniste, kur ishte më e sigurt të mos thuash mendimin tënd. Ai tregon se botimet e tij të para serioze kanë përkuar me vitet pas vitit 1989, të cilat ishin të mbushura me një energji dhe ndjenjën e komunitetit, si në një karnaval.
Lidhur me deklaratën e futbollistit të madh bullgar Hristo Stoiçkov i cili e krahasoi çmimin “Booker” të Gospodinovit me “Topin e Artë” të fituar nga futbollisti, autori është përgjigjur se ai ka qenë ndër të parët që e ka uruar.
Ju kujtojmë se romani i Georgi Gospodinovit “Fizika e trishtimit” është përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga shkrimtarja, përkthyesja dhe gazetarja Milena Selimi, e cila ka rrënja bullgare dhe aktualisht është përfaqësuese e pakicës bullgare në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Lexoni më tepër:
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..
Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..