Më 22 shkurt shënohet 90-vjetori i lindjes së Kiçka Savovës – një prej këngëtareve më të rëndësishme të krahinës folklorike trake. Të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së saj mbajnë në zemrat e tyre kujtimin e një personi të talentuar, vërtet të mirë dhe të sjellshëm. Kiçka Savova la dhjetëra incizime për Radion Kombëtare.
Fondacioni “Kiçka Savova”, i themeluar nga trashëgimtarët e këngëtares së njohur, do të festojë 90-vjetorin e lindjes së saj me disa evente. Stefka Zdravkova, kryetare e fondacionit, vajza e interpretueses, tregon për më të rëndësishmet prej tyre:
“Vendosëm që të gjithë vitin 2024 t'ia kushtojmë këtij përvjetori në mënyrë që i përgjigjet krejtësisht personalitetit të saj. Po organizojmë një turne virtual me pjesëmarrjen e studentëve të degës "Këndim popullor" në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" dhe të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve Pamore "Asen Diamandiev", si dhe të nxënësve nga dy shkollat e specializuara të muzikës në vendin tonë (Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore “Filip Kutev” – Kotell dhe ajo në Shiroka Llëka).

Këngëtarëve të rinj u japim mundësinë të interpretojnë këngë nga repertori i nënës sime, të cilat do t'i incizojnë në video. Kudo, ideja u prit me entuziazëm nga pedagogët dhe nxënësit e tyre.”
Në vijim të misionit të tij, fondacioni vazhdon të mbështesë mbajtjen e konkursit në fshatin Slladun, në të cilin zakonisht ka rreth 1500 pjesëmarrës.

Çmimi i madh që marrin laureatët, zakonisht rreth 7 fëmijë, është pjesëmarrja në një klasë master nën drejtimin e Darina Sllavovës - një nga nxënëset e dashura të Kiçka Savovës, mësuese e këndimit popullor në Akademinë Kombëtare të Muzikës dhe soliste e ansamblit. "Trakia".
Në vitin 2023, u publikua një përmbledhje prej 20 këngësh të njohura nga Kiçka Savova - një mundësi e paçmuar për talentët e rinj “për të pirë ujë nga burimi”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Stefka Sëbotinova (1930–2010) është ndër muzikantet që i sollën famë botërore traditave folklorike bullgare. Ajo lindi në zemër të Trakisë, në një fshat me emrin e bukur – Rozov Klladenec ( Pusi i Trëndafiltë ), i cili sot nuk ekziston më. Ajo..
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..