Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike Kombëtare".
Në takim morën pjesë ministri i kulturës Krëstjo Krëstev, zëvendësministrja e turizmit Irena Georgieva dhe kryetari i Unionit turistik Vencisllav Venev.
U shqyrtuan 14 aplikime. 7 prej tyre janë miratuar. Midis tyre janë Sinagoga në Sofje, Muzeu Historik në Strellça, Observatori Kombëtar Rozhen dhe Muzeu i Karstit të Rodope në Çepellare, Dogana e lashtë "Dimum" pranë kampit "Belene" dhe Muzeu Historik në Sevlievo me Kalanë “Hotaliç”.
Për shumë prej 100 Objekteve Turistike Kombëtare mund të lexonin në faqen shqip të Radio Bullgarisë në rubrikën “100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE”.Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..