120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Aktualisht, Bullgaria është nga të paktat në BE që përmbush pa kushte të gjitha kriteret nominale për konvergjencë në eurozonë, duke përfshirë edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve, me të cilin kemi pasur probleme vitet e fundit. Kështu tha sot, 20..
Bullgaria po bën përparim të mirë drejt anëtarësimit në eurozonë, pasi inflacioni po zvogëlohet drejt kufijve të përcaktuar nga kriteret. Këtë e tha për BTA, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso...
Bullgaria renditet e treta në mesin e vendeve të BE-së për sa i përket rritjes së pagës minimale në periudhën 2015-2025. Sipas Eurostat, gjatë kësaj periudhe paga minimale në vend është rritur nga 184 euro në 2015, deri në 551 euro, 10 vite më..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes..