120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..