Më 7 mars shënojmë 80-vjetorin e lindjes së një prej klarinetistëve më të njohur të muzikës popullore bullgare - Nikolla Iliev. I lindur më 7 mars 1944 në fshatin Konush të rajonit të qytetit Asenovgrad, ai u rrit në një familje të përkushtuar ndaj muzikës. Nëna e tij këndonte dhe shumica e të afërmve të tij ishin klarinetistë. Nikolla Iliev zhvilloi stilin e tij karakteristik të ekzekutimit, fillimisht i ndikuar nga instrumentisti Prof. Petko Radev, dhe si repertor - nga këngët që këndonte nëna e tij.
Në vitin 1963, ai themeloi Orkestrën Popullore Konushenski (e quajtur sipas fshatit të tij të lindjes). Ajo konsiderohet orkestra popullore më jetëgjatë në vend. Nën udhëheqjen e tij të aftë në dekadat në vijim, orkestra u bë një nga formacionet folklorike më të dashura dhe më të kërkuara në rajonin e Trakisë.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA