Komandanti Suprem i Komandës Aleate të NATO-s, gjenerali Philipppe Lavigne, është duke bërë një vizitë në Bullgari.
"Kontributi i Bullgarisë në NATO është i një rëndësie vendimtare, veçanërisht në lidhje me rajonin e Detit të Zi dhe krahun lindor," tha i ftuari gjatë takimeve. Ai vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e vet shefi i Mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, theksoi se jemi dëshmitarë të ndryshimeve transformuese në vetë natyrën e luftës. "Është me rëndësi të madhe për ne dhe aleatët tanë të ruajmë dhe zhvillojmë epërsinë teknologjike që ka qenë gjithmonë thelbësore për epërsinë ushtarake." Zhvillimi i një industrie të fuqishme të mbrojtjes, e aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të reja është një mësim kyç për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, theksoi Eftimov.Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..