Komandanti Suprem i Komandës Aleate të NATO-s, gjenerali Philipppe Lavigne, është duke bërë një vizitë në Bullgari.
"Kontributi i Bullgarisë në NATO është i një rëndësie vendimtare, veçanërisht në lidhje me rajonin e Detit të Zi dhe krahun lindor," tha i ftuari gjatë takimeve. Ai vlerësoi angazhimin e Bullgarisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e vet shefi i Mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, theksoi se jemi dëshmitarë të ndryshimeve transformuese në vetë natyrën e luftës. "Është me rëndësi të madhe për ne dhe aleatët tanë të ruajmë dhe zhvillojmë epërsinë teknologjike që ka qenë gjithmonë thelbësore për epërsinë ushtarake." Zhvillimi i një industrie të fuqishme të mbrojtjes, e aftë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave të reja është një mësim kyç për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së”, theksoi Eftimov.Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..