Petër Stojçev, i njohur si notari më i suksesshëm në botë në maratonë, shënoi një tjetër arritje serioze duke u bërë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës Kuk, e cila lidh ishujt jugor dhe verior të Zelandës së Re. Stojçev ia doli, pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira - era shumë e fortë, valët e mëdha dhe rryma e fortë.
Ngushtica Kuk përgjithësisht konsiderohet si një nga ngushticat më të rrezikshme në botë. Distanca midis ishujve është rreth 26 kilometra në vijë të drejtë, dhe Stojçev notoi mbi 20.7 milje detare (mbi 38 kilometra) në kushte të vështira nga Ishulli i Jugut drejt Ishullit të Veriut. Ai notoi Ngushticën e Kukut për 6,51 orë - koha më e mirë për sezonin 2023/2024.
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..