Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

UNICEF dhe BNR do të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët bullgarë

Foto: BNR - Ani Petrova

Një nga meritat më të mëdha të radios është aftësia e saj për të treguar histori. Nga sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe UNICEF-i po bashkojnë forcat për të folur për problemet me të cilat përballen fëmijët bullgarë dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre.Për këtë, drejtuesit e dy organizatave me besim të lartë publik nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.

"Fëmijët janë ata që e drejtojnë axhendën e UNICEF-it dhe ne duhet të sigurohemi që ata të dëgjohen”, tha Christina de Bruin, përfaqësuese e UNICEF-it në Bullgari.Ajo shprehu një mirënjohje të veçantë për gazetarët e BNR-së dhe theksoi faktin se kjo është radioja me besimin më të lartë të publikut dhe me një audiencë të gjerë:Prandaj është shumë e rëndësishme për ne nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili do të forcojë partneritetin tonë në disa fusha kritike, si ulja e varfërisë së fëmijëve, përfshirja sociale, por edhe zhvillimi i hershëm i fëmijëve dhe mbrojtja nga dhuna.


Dokumenti është vazhdimësi e politikës së BNR-së për të mbështetur çështje të rëndësishme shoqërore, theksoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev: “Deri më tani, BNR ka mbështetur dhe promovuar përpjekjet e UNICEF-it në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne konfirmojmë ndjeshmërinë tonë ndaj kauzës së UNICEF-it dhe deklarojmë dëshirën dhe motivimin tonë për të bashkëpunuar edhe më aktivisht për përmirësimin e jetën e fëmijëve bullgarë dhe familjeve të tyre, për të siguruar një mjedis në të cilin çdo fëmijë mund të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij - theksoi Milen Mitev.

Foto: BNR - Ani Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD
Presidenti Rumen Radev dhe drejtori i BNR-së Milen Mitev

Kreu i shtetit Rumen Radev nderoi Radion Kombëtare Bullgare me Shenjën e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..

botuar më 25-01-26 11.38.PD