Me 317 vota nga 666 votues, Kirill Despodov u zgjodh futbollisti më i mirë i Bullgarisë për të katërtën herë në karrierën e tij. Në sezonin e kaluar ai shënoi 19 gola dhe 22 asistime dhe kontribuoi shumë për fitimin e Kupës së Bullgarisë dhe të titullit të kampionatit të 12-të radhazi të Bullgarisë për “Lludogorec”. Në shtator ai u shit te gjiganti grek PAOK për 3.5 milionë euro.
Menjëherë pas Despodovit në votim janë Ilija Gruev dhe Ivajllo Çoçev. Çmimi special në ceremoninë "Futbollisti i Vitit" shkoi për Stilijan Petrov - për bamirësinë "Ndeshja e Shpresës" në Sofje, pas së cilës ai dhuroi pajisje mjekësore me vlerë mbi 290 000 euro për 10 spitale onkologjike në Bullgari.Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..