Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia nuk është e kënaqur me rekomandimin që Kosova të pranohet anëtare e APKE-së


Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) ka dhënë opinion pozitiv për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Në komision votuan “pro” 31 deputetë. Dy vota “kundër” ishin nga Serbia dhe nga një nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Përfaqësuesi grek Aleksis Cipras abstenoi, raporton BTA. Në takimin e Parisit u votua raporti i deputetes greke Dora Bakojani. Ai rekomandon që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës. Sipas fjalëve të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç, vendimi është "i turpshëm dhe skandaloz", ai shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës, sepse është propozuar për herë të parë pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Recep Erdoğan dëshiron të rimarrë pushtetin në metropolin e Stambollit


Më 31 mars, mbi 61.4 milionë qytetarë turq do të votojnë në 206 000 qendra votimi për kryetar bashkie dhe të pushtetit vendor. Rreth 12 milionë nga votuesit janë të regjistruar në metropolin e Stambollit. Mbi 210 000 votues janë nga Bullgaria. Votimi është i detyrueshëm. Për mosparaqitje gjoba është 300 lira, ose 9 euro. Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu kandidon për një mandat të dytë si kryebashkiak i Stambollit. Rivali i tij kryesor është përfaqësuesi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, Murat Kurum. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishte i përfshirë aktivisht në fushatën e Kurum. Sipas sociologëve, shanset e dy politikanëve janë të barabarta dhe gjithçka do të vendoset në raundin e dytë nga votat e kurdëve. Një problem për Imamoglun është përçarja e opozitës.

Zgjedhjet për kryebashkiak të Himarës bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Fredi Bejleri

Çështja e kryebashkiakut të dënuar shqiptar me origjinë greke, Fredi Bejleri, nuk është dypalëshe, por evropiane, tha ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, cituar nga ANA-MPA. Arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur në qytetin jugor të Shqipërisë të Himarës, Bejleri, i cili është nga minoriteti grek në Shqipëri, ka shkaktuar një krizë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Athina kërcënoi Tiranën me bllokimin e integrimit në BE. Bejleri u arrestua disa ditë para zgjedhjeve lokale më 14 maj 2023. Ai fitoi votën nga qelia me 14 vota epërsi. Fredi Bejleri u dënua me 2 vite burg për blerje votash. Kryebashkiaku i mëparshëm, Jorgo Goro i Partisë Socialiste në pushtet, e zbatonte detyrën e kryebashkiakut të Himarës në vend të Fredi Bejlerit, por gjithashtu dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion dhe arrestimit të tij.

Kur Bosnja dhe Hercegovina të hyjë në BE, pushteti në Sarajevë do të bëhet sovran

Tanja Fajon dhe Elmedin Konakoviç

Në Sarajevë, ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon tha se kur Bosnja dhe Herzegovina të bëhet anëtare e BE, vendi nuk do të ketë nevojë për ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare. Sipas Fajonit, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Komunitetit Ndërkombëtar nuk do të jetë e nevojshme. Kolegu i saj boshnjak Elmedin Konakoviç theksoi se atëherë Bosnja dhe Herzegovina nuk do të kishte nevojë për një faktor ndërkombëtar, as në Gjykatën Kushtetuese dhe as në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë. “Prandaj, do të ishte mirë të mësojmë se cilat janë obligimet tona që kjo të ndodhë”, shtoi Konakoviç.

Ndotja e Danubit me plastikë dhe mikroplastikë është shqetësuese


Ujërat e Danubit të Rumanisë janë kthyer në vendgrumbullime të vërteta plehrash. Tonelata me mbeturina hidhen në brigjet e lumit dhe më pas përfundojnë në ujë. Rryma i çon në bregdetin rumun. Një studim njëvjeçar ka zbuluar se ujërat e Danubit bartin çdo vit 100 ton plastikë nga hyrja e tij në seksionin rumun deri në shkarkimin e tij në Detin e Zi, raportoi TV Digi 24. Vetëm mikroplastika e kapur nën 5 mm është 48.5 ton. Koordinatorja në shoqatën “Më e gjelbër” Loredana Panna komentoi se problemi është i madh, sasitë po rriten çdo vit dhe nuk ka asnjë program parandalimi. Ekologia Alexandra Tomescu ka konstatuar se edhe brigjet e lumit Arges nga burimi i tij në malet e Făgăraș deri në Danub janë kthyer gjithashtu në vendgrumbullime.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Foto: echrblog.com, EPA/BGNES, observatornews.ro, gov.si, ekathimerini.com

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD