Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel priti ambasadorët në Bullgari në një takim lamtumirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo nënvizoi në detaje rezultatet e arritura në 10 muajt e fundit në politikën e jashtme dhe falënderoi krerët e misioneve diplomatike për punën e frytshme të përbashkët. “Uniteti, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi pragmatik dhe veprimet proaktive ishin parimet drejtuese në punën time”, tha Gabriel. Ajo theksoi se ka punuar në mënyrë aktive për ta imponuar Bullgarinë si një partner të njohur, proaktiv dhe të besueshëm në BE dhe NATO, për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Rruga drejt së ardhmes evropiane të Bullgarisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit dhe korrupsioni në Bullgari është i lidhur me Rusinë.” Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov në një takim me ambasadorët e vendeve në BE, Britaninë e Madhe, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Denkov i njoftoi ambasadorët edhe për rastin me kryesekretarin e MPB-së Zhivko Kocev.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..