Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel priti ambasadorët në Bullgari në një takim lamtumirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo nënvizoi në detaje rezultatet e arritura në 10 muajt e fundit në politikën e jashtme dhe falënderoi krerët e misioneve diplomatike për punën e frytshme të përbashkët. “Uniteti, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi pragmatik dhe veprimet proaktive ishin parimet drejtuese në punën time”, tha Gabriel. Ajo theksoi se ka punuar në mënyrë aktive për ta imponuar Bullgarinë si një partner të njohur, proaktiv dhe të besueshëm në BE dhe NATO, për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Rruga drejt së ardhmes evropiane të Bullgarisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit dhe korrupsioni në Bullgari është i lidhur me Rusinë.” Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov në një takim me ambasadorët e vendeve në BE, Britaninë e Madhe, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Denkov i njoftoi ambasadorët edhe për rastin me kryesekretarin e MPB-së Zhivko Kocev.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..