Formacioni i ri etno-xhaz JazzBoree bën një përshtypje të fortë me këngën e tyre debutuese "Dos, dos, Done".Savina Pllamenovën e njohim si një këngëtare popullore e cila gjithashtu e do xhazin. Gjatë viteve ajo ishte pjesë e ansambleve të ndryshme popullore, por së fundmi zgjeroi kërkimet e saj duke interpretuar këngë solo, në të cilat ndërthur folklorin dhe xhazin.
Savina ka dashur prej kohësh të krijojë një formacion njerëzish me mendje të njëjtë. Fillimisht iu drejtua “burrit me piano” – kështu e zbuloi Boris Petkov në rrjetet sociale. Ai i jep asaj përshtypjen e një muzikanti të ri, të talentuar dhe ambicioz. Pastaj ajo zbuloi muzikantët Andrej Vellkov - bateri dhe Ralica Toneva - saksofon.
Ka 4 vjet që kur Boris Petkov studion në Gjermani. Ndonëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Bullgari, vetëm kur u largua nga vendlindja dhe filloi ta ndjente mallin, e kuptoi se nuk e njihte folklorin bullgar. Kjo e lindi te ai dëshirën të merret me folklorin bullgar. Pasi Savina kontaktoi me Borisin, ai e lexoi këtë takim si shenjë fati. Megjithëqë është një muzikant klasik për nga arsimi, ai gjen shumë liri në xhaz, dhe në muzikologji prirjet e tij janë drejt harmonisë. Është Boris ai që e bën aranzhimin e të gjitha këngëve që regjistron JazzBoree, ndërsa tre të tjerët përpiqen të pasurojnë idetë e tij. Ai gjithashtu zgjodhi "Dos, Dos, Done" si këngën e parë.
Savina, nga ana e saj, i afrohet me kujdes autorësisë së tekstit, për të cilin u mbështet në traditat, koleksionet, arkivat dhe disqet muzikore që ruhen në Akademinë Bullgare të Shkencave.
Sa i përket muzikës së JazzBoree, Andrej Vellkov e përkufizon kështu:
"Ne nuk kemi një stil specifik për të cilin synojmë - përkundrazi, ne notojmë në familjen e xhazit dhe ka shumë stile atje. Ne nuk e kemi atë kufizim nga pikëpamja stilistike, por padyshim që peshoren e kthejmë drejt xhazit dhe në përputhje me rrethanat ne kërkojmë këtë lidhje midis folklorit dhe xhazit."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /JazzBoreeNjë nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..