Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane “Westinghouse” do të transportohet në kontejnerë të posaçëm me hekurudhë nga terminali i portit drejt centralit bërthamor. Për shkak të ngarkesës së rrezikshme, qasja në port ishte e kufizuar.
Kjo është dorëzimi i parë i karburantit bërthamor sipas kontratës dhjetëvjeçare të shpallur në dhjetor 2022 midis centralit atomik “Kozlloduj” dhe “Westinghouse”. Karburanti prodhohet në fabrikën e kompanisë në qytetin suedez Västerås dhe duhet të zëvendësojë kasetat ruse. Karburanti i “Westinghouse” ende nuk ka marrë licencë nga Agjencia Rregullatore Bërthamore.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..