Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës Kombëtare “Zemra e Shenjtë” nga data 15 qershor deri më 18 gusht.
Ekspozita u prezantua tashmë në vitin 2023 në Votivkirhe, Vjenë. Mbi 22 000 njerëz të 37 kombësive patën fatin ta shikojnë. Në Bruksel, ekspozita do të prezantohet në një përmasë dhe më të madhe.
Në bazilikë, vizitorët do të sfidohen të ecin në një rrugë shpirtërore prej 3 fazash. “Ku po shkojmë” prezanton botën e besimit. Pjesa e dytë fillon me një kurorë të madhe me gjemba, nën të cilën ka një pasqyrë. Duke qëndruar nën kurorë mund të bëhet pyetja për "Çmimin" që paguajmë për zgjedhjet tona të vështira.
Pjesa e tretë - "Rruga" i çon vizitorët në mesin e 70 ikonave dhe tablove origjinale të piktorit Dian Kostov.
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..