Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha bullgare "Shën Gjergji Fitimtar" në Edrene feston 20 vjet nga restaurimi i saj

7
Foto: BGNES

E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf Pasha, më 23 prill 1880 u hodhën themelet e “Shën Gjergjit Fitimtar”. Valiu dha 400 lira për tempullin bullgar.

Reuf Pasha ishte një mik i ngushtë i peshkopit bullgar Sinesi, i cili bëri përpjekje të mëdha për të rivendosur kongregacionin bullgar, si udhëheqës i Peshkopatës së Edrenesë. Fatkeqësisht, pas nënshkrimit të fеrmanit të sulltanit për themelimin e Eksarkisë Bullgare në vitin 1870, nën presionin e Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës së Kostandinopojës, bashkësia jonë kishtare në Edrene mbeti në dioqezën e saj. E vetmja mundësi për t'u bashkuar me Eksarkinë ishte mundësia që na dha pala turke - të paktën dy të tretat e bullgarëve ortodoksë në Peshkopatën e Edrenesë të shprehin dëshirën e tyre për këtë.

Peshkopi bullgar nuk u dorëzua dhe vizitoi fshatrat Trakinë e Edrenesëdhe të Trakisë së Egjeut, ndihmoi në ndërtimin e kishave dhe shkollave bullgare, shenjtëroi ndërtesat e reja dhe shuguroi priftërinj.Dhe megjithëse nuk ia doli në këtë përpjekje, komuniteti bullgar në Edrene edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbështesë dy kishat ortodokse "Shenjtorët Kostandini dhe Elena" dhe "Shën Gjergji Fitimtar", të cilat mbeten të vetmet në qytet.


Falë përpjekjeve vullnetare të At Filip Çëkërëk, një bullgar nga Edreneja, kisha "Shën Gjergji Fitimtar" u shpëtua nga rrënimi pasi mbylli dyert e saj në vitin 1951. At Filip Çëkërëk e mirëmbante me fondet e veta së bashku me djalin e tij Aleksandër Çëkërëk, i cili arriti të organizojë fushata bamirësie dhe iniciativa për restaurimin e saj.

20 vjet më parë, kisha e restauruar u hap solemnisht dhe u shenjtërua më 9 maj 2004 nga Hirësia e Tij Mitropoliti Neofit i Ruses. Deri më 17 mars 2023, At Aleksandër Çëkërëk zhvilloi një veprimtari të vërtetë arsimore, por pas vdekjes së tij Peshkopata mbeti pa prift:

Guri i varrit të At Aleksandër Çëkërëk në oborrin e tempullit

“Ne do të mundohemi të vazhdojmë veprën e At Aleksandrit, sepse është një vepër e denjë dhe duhet mbajtur - vuri në dukje At Angell nga Svilengradi, në ditën e përvjetorit të vdekjes së priftit nga Edreneja. - Shpirti bullgar duhet të mirëmbahet dhe të shërbehet vetëm në gjuhën bullgare, kjo është një kishë bullgare, e ndërtuar me fonde bullgare, nga bullgarët që dhanë jetën e tyre që këto kisha të jenë në gjendjen që i shohim tani, por kjo nuk varet vetëm nga ne , por gjithashtu nga bekimi i Mitropolitit Amfilohi të Adrianopojës, i cili ka dhënë pëlqimin e tij verbal për të shërbyer në tempull në bullgarisht."

At Angell

Bullgarët në Edrene kanë mbështetjen e institucionit tonë presidencial, në personin e nënpresidentes Ilijana Jotova, e cila deklaroi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të shërbyer sërish në gjuhën bullgare në kishë, si në kohën e At Aleksandrit.


"Në të ardhmen e afërt do të fillojë të shërbehet të paktën një herë në muaj - siguroi Arkim. Atanasi Sulltanov nga Peshkopata e Stara Zagorës. - Fatkeqësisht, në Bullgari ka një mungesë të madhe priftërinjsh. Që të kemi një prift të përhershëm, mendoj se Patriarkana Ekumenike dhe Patriarkana Bullgare do të merren vesh dhe do të dërgohet një prift. Mitropoliti Amfilohi është i gatshëm të bashkëpunojë, në fund të fundit ai është Mitropoliti i Edrenesë. "

Georgi Çëkërëk

Mbetet shpresa që djali i At Aleksandrit, Georgi, të vazhdojë misionin e babait dhe gjyshit të tij. Besojmë se Shën Gjergji do ta ndihmojë të përmbushë ëndrrën e tij për t'i shërbyer komunitetit bullgar në Edrene!

Lexoni më shumë:

Foto: Darina Grigorova, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Cvetkov

Për personalitetet që lanë gjurmë në shoqërinë bullgare dhe filmin “Milen”

Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..

botuar më 25-04-17 7.00.PD

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD