Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e meshkujve mbizotëron në grupmoshën deri në 55 vjeç dhe me rritjen e moshës rritet përqindja e femrave.
Gjysma e popullsisë së vendit (51.5%) jeton në dy nga gjashtë rajonet e Bullgarisë - rajonin jugperëndimor (31.3%) dhe në rajonin jug-qendror (20.2%). Më pak i populluar është rajoni veriperëndimor – 664 000 njerëz, ose 10.3% e popullsisë së vendit.
23.8% e popullsisë së vendit është 65 vjeç e lart.
Në vend ka 911 025 fëmijë nën moshën 15 vjeç, ose 14,1% e popullsisë së përgjithshme.
Deri më 31.12.2023, 73,5% e banorëve të vendit jetojnë në qytete dhe 26,5% në fshatra.Një marshim i quajtur “Kambana e Paqes” po kalon nëpër Bullgari. Iniciativa vjen nga një shoqatë gjermane me të njëjtin emër. Pjesëmarrësit besojnë fort se njerëzit e zakonshëm duhet të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, sidomos në kohë..
Një shfaqje ajrore mbresëlënëse do të shoqërojë festivalin legjendar të hiteve të viteve ’90 – SPICE Music. Spektakli ajror organizohet për herë të parë në kuadër të edicionit të sivjetshëm, me rastin e 20-vjetorit të krijimit të ndërmarrjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..