Nga 1 janari 2020 deri më 24 nëntor 2023 janë dorëzuar 75805 aplikime për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Këto të dhëna i ka bërë të ditura në Kuvend në fund të vitit 2023 ministri i atëhershëm i drejtësisë Atanas Sllavov në përgjigje të një pyetjeje të një deputeti. Në rreshtat e mëposhtëm Radio Bullgaria do t'ju tregojë mënyrat dhe kushtet për marrjen e nënshtetësisë bullgare.
Në çfarë baze mund të merret shtetësia bullgare?
- sipas vendit të origjinës - mund të merret nga çdo person i lindur në territorin e Bullgarisë.
- nga origjina - kur të paktën njëri prind është shtetas bullgar; kur personi njihet nga një shtetas bullgar; ose kur origjina bullgare vërtetohet me vendim gjykate.
- me natyralizim.
Cilat janë kushtet për marrjen e shtetësisë bullgare me natyralizim?
- personi duhet të jetë në moshë madhore;
- të ketë marrë leje për qëndrim të përhershëm ose afatgjatë në Bullgari jo më pak se 5 vjet më parë;
- të mos jetë i dënuar për një krim të qëllimshëm, përveç nëse është rehabilituar;
- të ketë të ardhura ose profesion që i mundëson të mbajë veten në Bullgari;
- të zotërojë rrjedhshëm gjuhën bullgare - të diplomuarit e arsimit fillor ose të mesëm në një shkollë bullgare në Bullgari ose jashtë vendit, ose të arsimit të lartë në vendin tonë vërtetojnë njohjen e gjuhës me një diplomë nga institucioni arsimor. Pjesa tjetër paraqet një dokument zyrtar për dhënien me sukses të provimit me shkrim në gjuhën bullgare.
- personi duhet të jetë liruar nga shtetësia e mëparshme, ose të lirohet prej saj në momentin e marrjes së shtetësisë bullgare.
Përjashtimet:
Kush mund të fitojë shtetësinë pa plotësuar kërkesat e mësipërme?
- një person me origjinë bullgare;
- një person, njëri prind i të cilit është shtetas bullgar;
- person i birësuar nga shtetas bullgar;
- një person për natyralizimin e të cilit interesohet Bullgaria, ose një person që ka merita të veçanta për Bullgarinë në sferën shoqërore dhe ekonomike, në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës ose sportit.
Asnjë heqje dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme nuk kërkohet për:
- bashkëshortët e shtetasve bullgarë;
- shtetasit e një shteti anëtar të BE-së, Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane ose të Zvicrës;
- shtetas të vendeve me të cilat Bullgaria ka marrëveshje reciprociteti, d.m.th. dhe shteti i tyre nuk u kërkon bullgarëve të heqin dorë nga shtetësia.
Personat për të cilët kërkesa për leje qëndrimi të përhershme ose afatgjatë të marrë 5 vjet më parë reduktohet në 3 vjet:
- të cilët kanë qenë të martuar me shtetas bullgar të paktën 3 vjet;
- të cilët kanë lindur në Bullgari;
- të cilët kanë marrë leje qëndrimi të përhershme ose afatgjatë përpara se të mbushin moshën madhore; ose
- kanë marrë statusin e refugjatit jo më pak se 3 vjet më parë.
Ku jepet provimi i gjuhës bullgare?
- Provimi jepet në Qendrën për Vlerësim në Arsimin Parashkollor dhe Shkollor (Sofje, Bulevardi Carigradsko Shose 125, Blloku 5)
- Personat që jetojnë jashtë vendit mund t'i nënshtrohen provimit në përfaqësinë përkatëse diplomatike ose konsullore të Bullgarisë.
Çfarë është provimi i gjuhës bullgare?
- Provimi është në formë testi me 20 pyetje brenda një ore astronomike. Konsiderohet i suksesshëm nëse kandidati u përgjigjet saktë të paktën 12 pyetjeve.
- Mostrat e provimit mund t'i gjeni në faqen e Qendrës për Vlerësim në Arsimin Parashkollor dhe Shkollor - www.copuo.bg
Në publikimin tonë të radhës kushtuar kësaj teme, do t'ju tregojmë se cila është procedura për marrjen e nënshtetësisë bullgare.
Foto: BGNES, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..