Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit.
Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe shpresë për jetën e përjetshme pas Ringjalljes së Shpëtimtarit që shëlbon mëkatet e njerëzimit. E Hëna e Ndritshme besohet të jetë fillimi i ri në jetën e të gjithëve ne, i bashkimit të plotë me Zotin.
Java e Ndritshme mbyllet me Të Dielën e Thomait. Atëherë nderohet kujtimi i Shën Thomait Apostull, i quajtur i pabesë, sepse ai nuk ka besuar në mrekullinë e Ringjalljes dhe ka kërkuar prova.
Në traditën folklorike, dita lidhet me zakonin e "Shpërndarjes së vezave" për t'u mbrojtur nga breshëri dhe për pjellorinë. Për këtë qëllim, këtë ditë vajzat dhe djemtë kanë qëndruar në një livadh dhe kanë rrotulluar vezë të kuqe mes tyre.
Lexoni më shumë:
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..