Në Ditën e Evropës, le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 79 viteve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Radev u bëri thirrje kandidatëve bullgarë për eurodeputetë të shprehin qëndrimin e tyre nëse duhet të hiqet parimi i konsensusit kur merren vendime për politikën e jashtme në BE.
Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të dëshirojë të ndjekë rrugën e Evropës apo do të marrë një drejtim tjetër. Kështu Radev komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoninë e Veriut dhe përsëri theksoi se mbështet integrimin evropian të Shkupit.Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..