Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së mësuesve zviceranë që hodhën themelet e edukimit fizik në Bullgari.
Çfarë tregon historia? Më 17 maj 1894, nga Zvicra erdhën në Sofje 10 mësuesit e parë të kulturës fizike me detyrën për të hedhur themelet e sportit në Bullgari. Midis tyre ishin Sharll Shampo dhe Lui Ajer.

Për herë të parë në Bullgari zviceranët importuan topa futbolli dhe pajisje të ndryshme gjimnastike. Shampo ishte pjesëmarrësi i parë për Bullgarinë në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1896 në Athinë. Megjithatë, Lui Ajer fitoi famë më të madhe, i cili shkoi për të luftuar në Luftërat Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, gjatë së cilës vdiq në betejën pranë Doiranit në 1916. Një rrugë në Sofje mban emrin e tij.
Për nder të ardhjes së mësuesve zviceranë në Bullgari, 17 maji është caktuar si Dita e Sportit Bullgar.
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..