Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij, i cili ishte i pari që e pa arsimin e ri evropian si një premtim për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare”, theksojnë organizatorët nga Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtojnë se kujdesi i tij për arsimin bullgar gjendet në pasthënien e atij që konsiderohet të jetë libri i parë i ri shkollor bullgar.
Botimi i parë i "Abetares me mësime të ndryshme" i vitit 1824, i cili u bë i njohur si "Abetarja e Peshkut", si dhe të tjerat para Çlirimit, paraqitet në katërmbëdhjetë tabela.
Ekspozita është pjesë e iniciativave që shoqërojnë kremtimin e 155-vjetorit të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Foto: Muzeu Historik Kombëtar, BGNESNga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të..