Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij, i cili ishte i pari që e pa arsimin e ri evropian si një premtim për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare”, theksojnë organizatorët nga Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtojnë se kujdesi i tij për arsimin bullgar gjendet në pasthënien e atij që konsiderohet të jetë libri i parë i ri shkollor bullgar.
Botimi i parë i "Abetares me mësime të ndryshme" i vitit 1824, i cili u bë i njohur si "Abetarja e Peshkut", si dhe të tjerat para Çlirimit, paraqitet në katërmbëdhjetë tabela.
Ekspozita është pjesë e iniciativave që shoqërojnë kremtimin e 155-vjetorit të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Foto: Muzeu Historik Kombëtar, BGNESËmbëlsira “Garash” është një tortë me një histori shumë interesante, që meriton vëmendjen si të pasionuarve pas historisë, ashtu edhe të dashamirësve të shijes së saj të padiskutueshme. Krijuesi i saj është austro-hungarezi Kosta Garash. Sipas..
Më 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të..