Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth gjysma e votuesve me të drejtë vote do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Foto: BGNES

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të jetë rreth 48% e banorëve në vend.  Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor. Nga 2.5 milionë deri në 2.7 milionë votues do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor. Për Parlamentin Evropian, gatishmëria e deklaruar është 45%, sipas një sondazhi përfaqësues të “Trend” të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Sondazhi u realizua midis 11 dhe 18 majit me një intervistë të drejtpërdrejtë “ballë për ballë” me 1003 të rritur.

Në mes të fushatës zgjedhore, GERB-SDS ka mbështetjen e 26.1% të të pyeturve. Pas tyre vjen “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.4%. Pas tyre janë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia “Vëzrazhdane”, përkatësisht me 14.9% dhe 14.8%. BSP dhe “Ka një popull të tillë” mbledhin mbështetje prej 8.5 dhe 5.5%. Opsioni "Nuk e mbështes askënd" mbledh pak më shumë se 5%.

Sondazhi i agjencisë “Trend” u porosit dhe u financua nga gazeta “24 Çasa”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD