Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut duhet të tregojë se dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar

Foto: BGNES

Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë se me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar duke i përmbushur të gjitha kërkesat që i ka paraqitur BE-ja”, ka theksuar Radev para gazetarëve.  Presidenti tha se delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e RSM-së, i cili gjithashtu po viziton Romën dhe Vatikanin me rastin e 24 majit.

Nga ana e saj, presidentja e RSM-së u tha gazetarëve se ajo dhe presidenti bullgar Rumen Radev kanë shprehur dëshirë për një takim, por takimi nuk është zhvilluar për shkak të programeve të ngjeshura të dy delegacioneve. “Dëshirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për dialog e shoh si një shenjë pozitive. Vetëm përmes dialogut do të forcojmë besimin e ndërsjellë, do të zgjidhim të gjitha çështjet e diskutueshme dhe do të hapim derën e RSM-së për në BE. Shpresoj dhe apeli im është që ky takim të bëhet sa më shpejt” - komentoi fjalimin e presidentes maqedonase Siljanovska kreu i shtetit bullgar Rumen Radev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD