Rreth 2500 bullgarë janë trajnuar si ndihmësmjekë që nga viti 2016. Afro 60% e tyre kanë emigruar dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit. Këtë e tha për BNR, Iva Pehlivanska, kryetare e Bashkimit të Paramedikëve në Bullgari me rastin e Ditës së sotme Botërore të Mjekësisë Urgjente. Paga mesatare e një profesionisti të tillë në Evropën Perëndimore është 2000 euro, por kjo nuk është arsyeja kryesore që ata largohen nga vendi, theksoi Pehlivanska. Problem për ndihmësmjekët që punojnë në vendin tonë është mungesa e rregullimit ligjor të profesionit, rregullave të qarta për veprimet në rast aksidentesh dhe sigurimit.
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të..
Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin..