Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga muaji qershor, BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi

Foto: Krasimir Martinov

Komuniteti në rajonin kufitar do të ketë një tjetër "derë" të hapur drejt Bullgarisë. Radio Televizioni lokal Caribrod do të transmetojë emisione dhe lajme të prodhuara nga Radioja Kombëtare Bullgare.

Fillimisht do të transmetohet buletini i lajmeve të mesditës dhe programi informativ “Horizont” – “Java e xhiros së shpejtë”.

Bullgarëve nga Bashkia e Caribrodit do t'iu ofrohen reportazhe, programe për fëmijë dhe programe muzikore, si dhe podkaste të krijuara nga BNR, njoftoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev, i cili nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Radio Televizionit Caribrod Vlladimir Vellkoviç. Me të, dy organizatat mediatike forcojnë marrëdhëniet tashmë të krijuara, por aspirata është që ato të përmirësohen me forma të reja ndërveprimi.

"Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne nënshkruam sërish një marrëveshje me median tuaj, sepse është një nga kompanitë më të mëdha mediatike në rajon - tha Vlladimir Vellkoviç. - Përveç kësaj, BNR është e rëndësishme për popullatën bullgare që jeton në këtë rajon. Dhe më vjen shumë mirë që një media e vogël, siç mund të themi se është Radio Televizioni Caribrod, ka mundësinë të nënshkruajë një kontratë me një nga kompanitë mediatike më të rëndësishme në Ballkan. Shpresoj se edhe ne do të kemi mundësinë të përkrahim punën tuaj dhe se kjo do të thotë shumë si për qytetarët që jetojnë këtu, por edhe për njerëzit në Bullgari, të cilëve do të mund t'u tregojmë për jetën e pakicës kombëtare bullgare në Serbi".
Monumenti i vëllezërve Shën Kirill dhe Metodij në oborrin e shkollës së mesme të Caribrodit
Edhe drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, u shpreh i kënaqur për rinovimin e bashkëpunimit mes mediave në të dyja anët e kufirit dhe theksoi:

"Si media publike, është veçanërisht e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me fqinjët tanë dhe besoj se si duke ofruar materialet tona - lajme, programe kulturore dhe të tjera, ashtu edhe duke transmetuar në programet tona materiale të krijuara nga Radio Televizioni Caribrod, do të kontribuojmë në një mirëkuptim edhe më të mirë mes njerëzve në rajon dhe në këtë mënyrë do të plotësojmë zbatimin e misionit tonë publik. Përveç programeve të transmetimit, BNR ka edhe burimet e Radio Bullgarisë, që jepet në internet në dhjetë gjuhë të huaja, përfshirë serbishten. Pres me padurim të shoh se çfarë formash ndërveprimi do të jenë në gjendje të krijojnë dy skuadrat mediatike."
lagje në Caribrod
Delegacioni i BNR-së, i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, u prit edhe nga kryetari i bashkisë së Caribrodit, Vlladica Dimitrov. Ai dhe kryetari i Këshillit të Bashkisë, Zoran Xhurov, i njohën mysafirët nga Bullgaria me disa çështje problematike të jetës së bullgarëve në Caribrod dhe shprehën shpresën që përmes bashkëpunimit mes dy mediave - BNR dhe Radio Televizionit Caribrod, ato do të dëgjohen dhe do të zgjidhen më shpejt.

Një nga problemet më të madha është bllokimi i trafikut në pikën kufitare “Kallotina” gjatë verës. Kryebashkiaku informoi se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë tashmë është dërguar propozim për ndërtimin e një pike të veçantë të përkohshme vetëm për qytetarët e Bullgarisë dhe Serbisë, e cila do të funksionojë nga qershori deri në shtator, kur do të jetë trafiku më i madh i makinave që kalojnë tranzit nga Evropa Perëndimore në Turqi. Ata presin përgjigje pasi të krijohet një qeveri e rregullt në vendin tonë.

“Ja, ne duam që të na ndihmoni për të gjitha këto, pasi ne jemi bullgarë, ashtu si ju, por jetojmë në anën tjetër të kufirit” – theksoi kryetari i Bashkisë së Caribrodit, Vlladica Dimitrov.

Edhe kryetari i Këshillit të Bashkisë Zoran Xhurov shpreson t’iu jepet zë iniciativave të bullgarëve në Caribrod.
Zoran Xhurov dhe Vlladimir Vellkoviç
Ai gjithashtu shprehu shpresën se pas zgjedhjeve të 9 qershorit, Bullgaria do të mund të ketë një qeveri të rregullt me të cilën do të fillojë një dialog për çështje afatgjata për pakicën kombëtare bullgare në Serbi. Ai gjithashtu ka apeluar përmes mediave në vendin tonë që në vend të emrit të qytetit Dimitrovgrad të përhapet emri i vërtet i qytetit - Caribrod. Sipas Zoran Xhurov, rikthimi i emrit të vjetër është rezultat i përpjekjeve të mëdha të bullgarëve në Serbi.

Në përgjigje, Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, bëri një kërkesë që çfarëdo që është në fuqinë e medias dhe burimet që disponon, të ndihmojë në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e parashtruara nga bullgarët në Serbi.

“Ekipi i kolegëve nga Radio Bullgaria, të cilët krijojnë programe për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, duke përfshirë edhe ato në gjuhën serbe, do të jenë të lumtur të prezantojnë audiencën e tyre me atë që po ndodh në vendin tuaj. Pra, besoj se ne do të mund të japim një forum të denjë për temat që ju emocionojnë dhe që dëshironi të diskutohen në një plan më të gjerë”.

Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD