Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë”, Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë.
Për krijimin e "Dashuria si një qiell" Miro iu drejtua të njëjtit ekip me të cilin punoi këngët e tjera të tij - muzika është e Krum Georgiev, teksti është shkruar nga Miro së bashku me Krum, aranzhimi është nga Krum dhe Ivan Ivanov. Për solon e saksofonit, Miro thotë:
"Gjithmonë kam ëndërruar për një këngë me saksofon. Faleminderit Ivan Jordanovin se e realizuam së bashku."
"Dashuria si një qiell " u bë fakt pak para fillimit të turneut të Miros në vitin 2024, i cili do ta takojë artistin me fansat e tij në skenat verore në qytetet kryesore të vendit. Koncertet nisin në Plovdiv më 17 qershor.
Koncerti final i turneut është caktuar për 18 tetorin në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje.
Ndërsa presim këto ngjarje, le të mbushemi me emocione pozitive me këngën e fundit të Miros – “Dashuria si një qiell”.
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal