Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Foto: BGNES

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet janë fituar nga shitja e aksioneve, obligacioneve investuese dhe aseteve të tjera financiare.

927 bullgarë kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva (511 215euro). Profesionet e tyre mbeten sekrete, pasi konsiderohen të dhëna personale përmes të cilave mund të identifikohen.

Të dhëna të tjera të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave tregojnë se 1 228 njerëz kanë fituar më shumë se gjysmë milioni leva, 4710 njerëz - midis 250 dhe 500 mijë leva, dhe 20 247 njerëz - më shumë se 100 mijë leva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rendimente më të ulëta të rrushit, por interes në rritje ndaj sektorit të verës në Bullgari

Në mesin e muajit shtator, si çdo vit, festa e madhe e krishterë Lartësimi i Kryqit të Shenjtë të Zotit, që bie më 14 shtator, shënon fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme në bujqësi – fushatës së vjeljes së rrushit. Viti 2025 nuk bën..

botuar më 25-09-23 6.35.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD
Georgi Përvanov

Ka kthim të ekspertëve bullgarë, por po rritet edhe numri i punëtorëve të huaj

Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..

botuar më 25-09-18 11.53.PD