Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor përmes një interviste direkte të standardizuar me tableta të 1000 qytetarëve të rritur, të realizuar me fonde të veta.
Koalicioni GERB-SDS merr 25.1% mbështetje për Asamblenë Kombëtare, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) -15.4%, "Vëzrazhdane" - 15.2%, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 14.8%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.1% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 6.2%. “Bullgaria Blu” me 3,3% dhe “Bullgaria Solidare” me 2,4% mbeten nën barrierën për të hyrë në parlament.
“Një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje do të jetë renditja e lojtarëve të dytë, të tretë dhe të katërt politik”, komentoi Pavell Vëllçev nga agjencia sociologjike.
Dyzet e dy për qind e njerëzve kanë thënë se do të votonin në zgjedhje. Prej tyre, 72% kanë vendosur se kë do të mbështesin, 16% e kanë bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore dhe 12% ende hezitojnë.Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..