Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione. Ne do të mund të votojmë me fletëvotim ose me makinë (në seksione me mbi 300 votues). Për të shmangur konfuzionin gjatë votimit me letër, fletët e votimit për Parlamentin Evropian janë shkruar me bojë blu dhe ato për Asamblenë Kombëtare - me ngjyrë të gjelbër.
Në zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të drejtë vote kanë 6 138 050 votues, ndërsa për Asamblenë Kombëtare – 6 593 275. Zgjedhësit që kanë të drejtën të votojnë vetëm për Kuvendin Kombëtar, me vendim të KQZ-së, do të mund të votojnë vetëm me fletëvotim.
Që të jetë e vlefshme vota, zgjedhësi duhet të shënojë domosdoshmërisht numrin e partisë, koalicionit ose kandidatit të pavarur të zgjedhur prej tij në pjesën e majtë të fletës së votimit dhe më pas, nëse dëshiron, mund të shënojë me preferencë një kandidat të caktuar në pjesën e djathtë të fletës së votimit.
Bullgarët jashtë nuk do të kenë mundësi të votojnë me preferencë, por vetëm për parti dhe koalicione.
Për këto zgjedhje në vend u formuan rreth 12 900 seksione. Jashtë vendit ka 769 seksione, shumica janë në Turqi – 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 118, Gjermani – 103, Spanjë – 64 dhe SHBA – 55.
Foto: Pixabay, Ani Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një ditë pas 24 majit - Ditës së alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare, si dhe të letralitetit sllav, po tregojmë empati për përpjekjet e njerëzve me gjuhë amtare të huaj për t'u përshtatur dhe integruar në shoqërinë tonë. E drejta..
24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik,..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës..
Prej dy dekadash, mediat bullgare jashtë vendit mblidhen në një takim vjetor të organizuar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Ngjarja njihet si..
24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën..