Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një matje e re shkurtoi 8 km katrore nga territori i Bullgarisë

Foto: BTA

Territori i Bullgarisë u ul minimalisht për 2 vite, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI).Te data 31 dhjetor 2023, territori i vendit, i llogaritur nga Instituti mbi bazën e modeleve digjitale të hartës kadastrale, është 110 996.76 km2.Në vitin 2022, kur NSI publikoi për herë të parë llogaritjet e veta për bilancin e territorit të vendit, rezultatet treguan se te data 31 dhjetor 2021, territori i Bullgarisë ishte 110 996.84 km katrorë. Sipas qëllimit të tyre, sipërfaqen më të madhe e zënë territoret bujqësore – 54.5 për qind dhe territoret pyjore – 33.3 për qind të sipërfaqes totale të vendit.Tokat e urbanizuara janë 5279.4 km katrorë, ose 4.8 për qind e vendit.Në vitin 2021, sipërfaqen më të madhe e zinin edhe tokat bujqësore – 54.6 për qind dhe territoret pyjore – 33.13.Zonat urbane ishin 4.62 për qind, transmeton BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nëntor anija kërkimore bullgare niset për herë të katërt drejt Antarktidës

Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor, njoftoi për agjencinë BTA komandanti i saj, kapiteni i rangut të dytë Radko Muevski, i cili do të..

botuar më 25-09-21 7.30.PD

Rritja e çmimeve në gusht ishte 0.1%

Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..

botuar më 25-09-21 5.05.PD

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD