Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe për raportimin e shkeljeve. Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 583 raportime për blerje të mundshme votash dhe shkelje të tjera zgjedhore. Më shumë sinjale ka në Burgas, Varna dhe Sofje.
Dhe në këto zgjedhje, falja e borxheve dhe përfitimet e tjera sociale u përdorën si mënyra kryesore e parregulluar për të siguruar vota. Stojanov deklaroi se MPB-ja ka bërë përpjekje për të kufizuar sa më shumë këtë fenomen. “Nuk kishte ombrellë për asnjë parti dhe formacion politik”, u shpreh kategorik ministri.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..