Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në konferencën për media të partisë. Sipas tij, duke pasur parasysh situatën aktuale paszgjedhore, nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, madje edhe nëse do të formohej një e tillë, ajo do të përfaqësonte jo më shumë se 15% të bullgarëve me të drejtë vote.
Detyra kryesore për "Vëzrazhdane", e cila aktualisht renditet e katërta në Asamblenë Kombëtare, mbetet të parandalojë hyrjen e Bullgarisë në konfliktin në rritje në Ukrainë. "Nëse Bullgaria ruan kursin aktual të politikës së jashtme, vendi ynë do të detyrohet të bashkohet me konfliktin ushtarak në Ukrainë," tha Kostadinov. Sipas tij, partia do të fokusohet në këtë në javët në vijim. Pyetjes së një gazetari se si partia mund ta pengojë Bullgarinë të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ai u përgjigj se për momentin kjo mund të bëhet vetëm me mjete jashtëparlamentare - për të udhëhequr popullin. Me tre deputetët që do të ketë në Parlamentin Europian, “Vëzrazhdane” do të bëjë provë të formojë grupin e saj parlamentar.Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...
Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..
Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe..