Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në konferencën për media të partisë. Sipas tij, duke pasur parasysh situatën aktuale paszgjedhore, nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, madje edhe nëse do të formohej një e tillë, ajo do të përfaqësonte jo më shumë se 15% të bullgarëve me të drejtë vote.
Detyra kryesore për "Vëzrazhdane", e cila aktualisht renditet e katërta në Asamblenë Kombëtare, mbetet të parandalojë hyrjen e Bullgarisë në konfliktin në rritje në Ukrainë. "Nëse Bullgaria ruan kursin aktual të politikës së jashtme, vendi ynë do të detyrohet të bashkohet me konfliktin ushtarak në Ukrainë," tha Kostadinov. Sipas tij, partia do të fokusohet në këtë në javët në vijim. Pyetjes së një gazetari se si partia mund ta pengojë Bullgarinë të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ai u përgjigj se për momentin kjo mund të bëhet vetëm me mjete jashtëparlamentare - për të udhëhequr popullin. Me tre deputetët që do të ketë në Parlamentin Europian, “Vëzrazhdane” do të bëjë provë të formojë grupin e saj parlamentar.Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit, do të ketë re të konsiderueshme. Do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Qendrore dhe gjysmën..
Mbështetësit e Ahmed Dogan po mblidhen në një takim të jashtëzakonshëm të Byrosë Qendrore Operative për të diskutuar idenë e krijimit të një partie të re, njofton BGNES. Sipas informacioneve jozyrtare, eurodeputeti Illhan Kjuçjuk po diskutohet për..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..