Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës GERB-SDS, që fitoi zgjedhjet. Në fillim të takimit me forcën e parë politike ai veçoi dy pyetje - pse bullgarët nuk dolën masivisht për të votuar dhe cilat janë shanset për të pasur një kabinet të qëndrueshëm.
"Rezulton se në praktikë nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri", tha kreu i GERB Bojko Borisov. Ai siguroi se grupi më i madh parlamentar do të bëjë përpjekje për formimin e kabinetit, por pas qëndrimit të “Ka një popull të tillë” (ITN ) se nuk mund të votohet një qeveri me mandatin e parë dhe të dytë, kjo paracakton shkuarjen në zgjedhje të reja.
“Votuesit e GERB-it nuk duan që GERB të fitojë ndërsa ata të marrin Nikollaj Denkov, të fitojë dhe të marrin ekspertë. GERB të mbajë përgjegjësinë, detyrimet dhe një tjetër të na përfaqësojë”, komentoi Bojko Borisov. Nuk është e mundur që formacioni i parafundit, i fundit të na thotë se cilët do të jenë ekspertët, tha ai dhe shtoi se nuk sheh alternativë tjetër përveç mandatit të parë.
Gjatë bisedimeve me partinë e dytë më të fuqishme Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), sipas votës së zgjedhësve, nënkryetari Jordan Conev deklaroi se është më e logjikshme të përkrahet mandati i fituesit të zgjedhjeve. Ai u bëri thirrje politikanëve që të lënë anash egon politike dhe partiake në mënyrë që të zgjidhen problemet e rëndësishme me të cilat përballet shoqëria.
Jordan Conev gjithashtu vuri në dukje se DPS mbështetet në rolin e presidentit në arritjen e një kompromisi midis forcave politike. “Kemi nevojë për ndërmjetësim dhe shpresojmë që ju të përmbushni këtë përgjegjësi dhe të bindni palët e tjera”, tha deputeti. Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme janë varianti i fundit, jo zgjidhje.
Në takimin e fundit konsultativ me presidentin, Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demoratike (PP-DB) konfirmoi qëndrimin e tyre se do të mbeten në opozitë dhe nuk do të angazhohen me politika të GERB-it dhe DPS-së.
"Partitë që duan një mandat të tretë po shumohen. A do të ishit të gatshëm të bënit një koalicion anti-GERB-DPS nën egjidën e "Vëzrazhdane" pyeti përfaqësuesit e PP-DB-së presidenti Rumen Radev. Në përgjigje, ish-kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se GERB-i në vitet e fundit ka marrë mandat 6 herë (pa llogaritur atë aktual), por asnjëherë nuk ka arritur të formojë qeveri, ndërsa PP-DB kanë arritur dy herë të krijojnë një qeveri të rregullt dhe kanë paguar një çmim të lartë për të. Sipas tij, këtë herë votuesit ia kanë dhënë koalicionit të PP-DB-së rolin e opozitës dhe forcat e para dhe të dyta (GERB-SDS dhe DPS) duhet ta kryejnë detyrën ndaj shtetit. Denkov theksoi se për PP-DB prioritetet (orientimi pro-evropian, zhvillimi i biznesit, zvogëlimi i pabarazive) nuk kanë ndryshuar, por nuk shohin se si mund t'i realizojnë në situatën aktuale politike.
Lexoni më shumë:
Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..
Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Atanas Illkov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, Pllamen Tonçev, nënshkruan një urdhër të përbashkët për..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..